Dubai nuk do të jetë më streha e shqiptarëve që “arratisen” atje për t’i shpëtuar hesapeve të hapura me drejtësinë por jo vetëm.
Ministria e Drejtësisë ka dërguar 3 draft marrëveshje në ministrinë e Jashtme për Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilën kërkohet lidhja e një marrëveshje ekstradimi, transferimi i te dënuarve dhe bashkëpunim në fushën penale.
Prej kohësh eksponentë të njohur të botës së krimit jetojnë në Dubai.
Kjo pasi është një vend me të cilin Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi.