Kanadaja ka paralajmëruar komunitetin kibernetik që të jetë në një gjendje vigjilence të shtuar gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kanada.
Komuniteti kanadez i sigurisë kibernetike – veçanërisht operatorët e faqeve të internetit të qeverisë dhe infrastrukturës kritike – duhet të miratojnë një gjendje të rritur vigjilence dhe të forcojnë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e tyre ndaj kërcënimeve kibernetike me qëllim të keq, shkruan CNN.
Kështu paralajmëroi të premten një deklaratë nga Institucioni i Sigurisë së Komunikimit të Kanadasë (CSE).
“Ne kemi vërejtur se nuk është e pazakontë të shohim rritje të fushatave të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) kundër vendeve të NATO-s që mbështesin Ukrainën, ose presin vizita nga zyrtarë të qeverisë ukrainase,” thuhej më tej në deklaratë.