Presidenti kinez, Xi Jinping i bën thirrje Perëndimit të heqë sanksionet kundër Sirisë

Bota

Presidenti kinez, Xi Jinping i bën thirrje Perëndimit të heqë sanksionet kundër Sirisë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 21:27
Foto nga takimi

Presidenti i Kinës, Xi Jinping i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj Sirisë dhe ofroi ndihmën e Pekinit për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, të premten gjatë bisedimeve  me liderin sirian të izoluar prej kohësh, Bashar al-Asad.

Takimi i tyre në qytetin kinez të Hangzhou i dha një shtysë fushatës së Asadit për t’u rikthyer në skenën globale duke lejuar Kinën të avancojë interesat e saj strategjike në Lindjen e Mesme, ku tashmë është në linjë me Iranin dhe Arabinë Saudite, shkruan Reuters.

“Kina kundërshton ndërhyrjen e forcave të jashtme në punët e brendshme të Sirisë… dhe u kërkon të gjitha vendeve përkatëse të heqin sanksionet e njëanshme të paligjshme kundër Sirisë”, u shpreh Xi Jinping.

Xi i tha gjithashtu Asadit se Kina do të ndihmojë Sirinë për të rindërtuar ekonominë e saj të shkatërruar dhe për të luftuar trazirat e brendshme, duke përmirësuar lidhjet në një “partneritet strategjik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat