Arrestohet në Norvegji një ish-komandant i Wagnerit në përpjekje për t’u kthyer në Rusi

Bota

Arrestohet në Norvegji një ish-komandant i Wagnerit në përpjekje për t’u kthyer në Rusi

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia norvegjeze ka arrestuar ish-komandantin e Wagnerit, Andrei Medvedev, me dyshimin për tentativë për një kalim të paligjshëm të kufirit në Rusi, pasi kishte kërkuar azil në Norvegji në fillim të këtij viti.

Fillimisht policia lëshoi një deklaratë që tregonte arrestimin e një burri rreth të njëzetat për përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin rus, por nuk e zbuloi identitetin e tij, shkruan Sky News.

Avokati i  Medvedev në Norvegji, Brynjulf Risnes, tha se arrestimi i klientit të tij erdhi nga një keqkuptim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat