Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 98 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në fabrikën e topave të golfit në Tajvan. Autoritetet tajvaneze kanë thënë se katër persona rezultojnë ende të zhdukur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar të shtunën teksa zjarri në fabrikë është ende aktiv.
Tre zjarrfikës janë në mesin e të vdekurve. Trupat e tyre janë gjetur në katin e parë të fabrikës.
Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.