Përfaqësues nga 57 kompani kanë vizituar një bazë ushtarake në qytetin holandez të Vredepeel për t'i paraqitur sistemet e tyre grupit të NATO-s, përcjell Bota sot.
Sistemet që ata ofrojnë janë të dizajnuara për të kundërshtuar kërcënimet që variojnë nga dronët e disponueshëm për publikun deri te dronët iranianë Shahed të përdorur nga forcat ruse.
"Mënyra më e mirë për të vrarë një Shahed është një avion", që do të thotë një dron me avion, sipas Ludwig Fruhauf, kreu i DDTS, një firmë gjermane e specializuar në mbrojtjen kundër dronëve.
Fruhauf i tha AFP se "bllokimi" i sinjalit do të ishte një zgjidhje, duke e dërguar pajisjen jashtë kursit në vend që ta kapte atë.
Në disa raste, metoda më e mirë është kapja ose ridrejtimi i dronit. Argus Interception, një kompani tjetër gjermane, ka zhvilluar një lloj "rrjete peshkimi" që do të përdoret kundër pajisjeve armike.