Ukraina ka pohuar se sulmi i mëngjesit të sotëm në Odesa është hakmarrje për sulmin e saj me raketa në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol në fund të javës së kaluar.
Sulmi i së premtes në bazën ruse, i kryer me raketa Storm Shadow, la "dhjetëra të vdekur", sipas Kievit, me Rusinë që përmendi vetëm një ushtar si të zhdukur, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka shpërndarë një foto nga vendi i ngjarjes në Odesa, e cila duket se ka shkatërruar një hotel në qytet, pasi një raketë e goditi atë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
"Një përpjekje patetike për hakmarrje për goditjen tonë të suksesshme në selinë e marinës ruse në Sevastopol," tha ajo në X (ish-Twitter).
Rusia nuk i ka adresuar pretendimet, të cilat janë të paverifikuara.
russian missiles struck a hotel in Odesa last night.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 25, 2023
A pathetic attempt at retaliation for our successful hit on the russian Navy HQ in Sevastopol.
📷 Andrey Stavnitser pic.twitter.com/I9nlq0HYHD