Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar informacionet më të fundit për situatën në Bakhmut të Ukrainës.
Fjala është për raportin ditor që britanikët e përpilojnë nga inteligjenca e këtij vendi.
Ata pretendojnë se ukrainasit kanë parandaluar të gjitha kundërsulmet ruse në Bakhmut, dhe kanë arritur të mbajnë nën kontroll territoret që i kanë fituar nga fillimi i luftës.
“Gjatë javës së kaluar forcat ruse kanë bërë përpjekje të kryejnë kundërsulme mbi pozicionet ukrainase, që po avancojnë në pjesët e Orihivit dhe Bakhmutit”, u tha në raportin e britanikëve.
Lexo po ashtuPjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner janë rikthyer në shtëpi nga fushëbeteja, për të vrarë sërish
Sipas tyre, në të dy këto zona forcat ukrainase kanë arritur të zmbrapsin rusët që tentonin të kryenin sulme, duke ruajtur pozicionet që i kanë që nga qlirimi i disa pjesëve.
“Komentet e publikuara nga komuniteti ushtarak rus tregojnë një zhgënjim ekstrem midis atyre që janë përfshirë në këto kundërsulme, veçanërisht pranë Bakhmutit, me raporte për përparime ‘të konceptuara keq’, mungesë mbështetjeje artilerie dhe viktima të mëdha”, shkruajnë britanikët.
Gjatë nëntë muajve të fundit, forcat ruse në Ukrainë janë treguar të afta për të kryer operacione të fuqishme mbrojtëse. Megjithatë, ata ende tregojnë vetëm aftësi minimale sulmuese.