LIVE: ‘Tërbohet’ Rusia, zbulohet strategjia e frikshme e Ukrainës - ja marrëveshja e fshehtë me ushtarët e Putinit

Bota

LIVE: ‘Tërbohet’ Rusia, zbulohet strategjia e frikshme e Ukrainës - ja marrëveshja e fshehtë me ushtarët e Putinit

Nga: Bota sot Më: 28 shtator 2023 Në ora: 06:32 Përditësuar në ora: 06:39 më 28.09.2023
Presidenti rus, Vladimir Putin

Bullgaria dërgon raketa S-300 në Ukrainë

Parlamenti bullgar miratoi më 27 shtator një vendim për t’i dhënë ukrainasve raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore S-300.

Raketat janë me defekt dhe më shumë se 30 vjet të vjetra, por Ukraina mund t’i përdorë ato për pjesë rezervë, tha pas votimit Kryetari i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, Hristo Gadjev.

Rusia reagoi me një deklaratë duke i kërkuar Bullgarisë të rishqyrtojë vendimin, raporton evropaelire.

Kremlini pohoi se dhënia e raketave do të shkelte një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Bullgarisë, e cila ishte arritur në vitin 2002.

Bullgaria ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga dhjetori i vitit 2022 pas një vendimi të parlamentit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

Putinit nuk do t’i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Trena me pajisje ushtarake të dëmtuara ruse, duke përfshirë tanke, janë transportuar për t’u riparuar, duke shfaqur një tjetër pamje që nuk do të donte të shihte Vladimir Putini.

Kjo pasi që, siç raportojnë mediat e huaja, numri i madh i automjeteve të blinduara të dëmtuara tregon shkallën e dëmtimit që forcat e tij po marrin në vijën e frontit në kundërsulmin e Kievit.

Atij tashmë i është dashur të vë në aksion tanke të projektuara në epokat e Stalinit dhe Hrushovit, pasi ai ka mungesë të pajisjeve ushtarake, si modelet T-54, T-55 dhe T-62.

Por tani atij i duhet të përpiqet të rregullojë pajisjet e shkatërruara përpara se të kthehet në vijën e parë, duke injoruar ankesat nga trupat për gjendjen e rëndë të armatimit të tyre.

Dhe trenat duket se po transportojnë tanket dhe automjetet e dëmtuara në fabrikat brenda Rusisë, shumë larg vijës së parë.

Pamjet vijnë pasi edhe komentuesit rusë pro luftës filluan të shprehin shqetësimin e tyre për një shtytje të përbashkët ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia. Ata paralajmëruan për një “përshkallëzim të mprehtë të situatës” dhe “beteja të ashpra”. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat