Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka shprehur besimin se ShBA-ja do të furnizojë një raketë të fuqishme me rreze të gjatë të quajtur “ATACMS”.
Ai është shprehur se kjo është vetëm çështje kohe, shkruan Sky News.
“Jam i bindur se furnizimi i Ukrainës me raketa “ATACMS” është çështje kohe.
Ashtu siç kemi zgjidhur me sukses problemet me llojet e tjera të armëve më parë”, është shprehur ministri.