Më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga rajoni i Nagorno-Karabakut, sipas disa të dhënave të Armenisë.
Kjo do të thotë se pothuajse e gjithë popullsia e enklavës etnike armene është larguar që kur Azerbajxhani pushtoi rajonin javën e kaluar.
Azerbajxhani ka thënë se dëshiron të riintegrojë zonën dhe t’i trajtojë banorët e tij si të barabartë, por një zëdhënës armen tha se kjo ishte një “gënjeshtër”, raporton BBC.
Nagorno-Karabakh, i njohur si pjesë e Azerbajxhanit – ishte drejtuar nga armenë etnikë për tre dekada. Të paktën 200 armenë etnikë dhe dhjetëra ushtarë azerbajxhanas u vranë ndërsa ushtria e Azerbajxhanit hyri brenda.
Si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi, separatistët kanë rënë dakord të dorëzojnë armët e tyre.
Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur të Nagorno-Karabakh ka thënë se do të pushojë së ekzistuari në vitin e ri.
Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) deklaroi gjithashtu se 100,000 njerëz ishin larguar, duke deklaruar se shumë prej atyre që ikin “janë të uritur, të rraskapitur dhe kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme”.