Brigada e 17-të e ushtrisë ukrainase, ka një njësi të operatorëve të dronit që është bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit.
Ata përmes këtyre fluturakeve pa pilot, po arrijnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese.
Në një video të publikuar është bërë një lloj kompilacioni nga aksionet e tyre, me këto fluturake pa pilot.
Në këtë video, ukrainasit arrijnën të godasin mjete të ndryshme luftarake të rusëve, duke filluar nga tanket, mjetet e tjera të blinduara e madje edhe objektet që i përdorin si “seli” të trupave të tyre.
Dronët i përdorin për sulme kamikaze, duke i mbushur me eksplozivë dhe lëndë tjera shpërthyese – me të cilat po hedhin në erë makinerinë ruse.