Rustem Umerov zbuloi se kishte një bisedë telefonike me Sean Austin, në të cilën sekretari amerikan i mbrojtjes e siguroi atë se mbështetja amerikane për Ukrainën do të vazhdonte.
Administrata e Biden-it ka dashur të theksojë se ndihma ushtarake dhe financiare për Ukrainën do të vazhdojë.
Pavarësisht se Kongresi ka hequr fondet për Kievin nga marrëveshja e rënë dakord për të parandaluar një mbyllje të qeverisë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Vetë presidenti tha se Shtetet e Bashkuara:
“Në asnjë rrethanë nuk mund të lejojnë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet” dhe priste që zoti McCarthy “do të mbajë angazhimin e tij ndaj popullit të Ukrainës dhe të sigurojë kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën në këtë moment kritik”.
Thank you @SecDef for support. Had a phone conversation today with my US colleague to discuss further military assistance from US.
— Rustem Umerov (@rustem_umerov) October 1, 2023
Secretary Austin assured me that 🇺🇸 support to 🇺🇦 will continue.
🇺🇦 warriors will continue to have a strong back-up on the battlefield. pic.twitter.com/kLdmwWEYUd