Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet

Bota

Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase ka arritur që të shkatërrojë një lloj shtëpie, që rusët e përdornin si bazë në jug të vendit.

Pamjet amatore shfaqin ushtarin ukrainas, i cili nga distanca lanson predhën nga mortaja dhe e godet direkt objektin brenda të cilit gjendeshin rusët.

Në fakt bëhet fjalë për pjesëtarin e forcave speciale ukrainase “Omega”, që zakonisht kryen operacione më të ndërlikuara në zonat të pushtuara nga rusët.

Nga këndi tjetër shihet se si objekti hidhet në erë dhe nuk mbetet pothuajse asgjë, kur predha e mortajës e godet direkt.

Ndryshe sulme të tilla ukrainasit realizojnë pothuajse çdo ditë, duke dëshmuar se janë “arrë e fortë” për ushtarët e Vladimir Putinit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat