Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë Kirgistanin javën e ardhshme, sipas raporteve, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga lëshimi i një urdhër arresti për të.
Agjencia Kirgize e lajmeve Kabar raportoi se vizita – që pritet të bëhet më 12 tetor – vjen me ftesë të presidentit të Kirgistanit, Sadyr Japarov.
Putin ka qëndruar i vendosur në Rusi që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi urdhër-arrestin në mars për krime të dyshuara lufte.
“Negociatat dypalëshe” do të jenë pjesë e vizitës, tha Kabar, duke cituar një zyrtar.
Ndërkohë, raportet e mediave ruse sugjerojnë se Putin do të shkojë në një bazë ajrore ruse në qytetin Kant, në lindje të kryeqytetit Bishkek, për të shënuar 20 vjetorin e hapjes së saj, raporton “Sky News”.
Kirgistani është anëtar i ICC-së, por ka hezituar të ratifikojë një statut që do ta shihte atë të detyruar të arrestonte presidentin rus nëse ai shkel në vend.