Një sulm me dron natën e 5 tetorit goditi objektet e infrastrukturës në rajonin Kursk të Rusisë, pretendoi guvernatori Roman Starovoit, përcjell Bota sot.
Guvernatori tha se dronët sulmuan objektet në rrethet Sudzha, Korenevsky dhe Glushkovsky, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.
Nuk u raportua për viktima të tjera.
Starovoit pohoi se ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje dhe se furnizimi me energji elektrike ishte rivendosur pjesërisht.
Raportet për sulme me dronë në rajonin e Kurskut dhe rajone të tjera në kufi me Ukrainën janë shtuar javët e fundit. Qeveria ukrainase rrallë komenton këto pretendime.