Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Granada të Spanjës, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Ai njoftoi se prioriteti kryesor i Ukrainës, veçanërisht me afrimin e dimrit, është forcimi i mbrojtjes ajrore.
Kreu i Ukrainës tha se kanë hedhur tashmë bazat për marrëveshje të reja me partnerët dhe presin miratimin dhe zbatimin e tyre.
Zenlesky gjithashtu njoftoi se do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë rajonit të Detit të Zi, si dhe përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar sigurinë globale të ushqimit dhe lirinë e lundrimit.