Ministri rus i Mbrojtjes takohet me komandantët e ushtrisë në Ukrainë

Bota

Ministri rus i Mbrojtjes takohet me komandantët e ushtrisë në Ukrainë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:33
Sergei Shoigu

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Valery Gerasimov, u takuan me komandantët e trupave që luftojnë në Ukrainë, njoftoi Ministria ruse të enjten.

Nuk u bë e qartë se ku u zhvillua takimi.

Ministria transmetoi pamjet e takimit, në të cilat Shoigu foli për stërvitjen e ushtarëve dhe vullnetarëve në njësitë rezervë.

Ai madje tha se ka inspektuar njësi të tilla në sektorin ushtarak jugor të Rusisë të enjten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat