Koreja e Veriut ka filluar dërgimin e artilerisë në Rusi

Bota

Koreja e Veriut ka filluar dërgimin e artilerisë në Rusi

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 20:52
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka filluar ta furnizojë me armatim shtetin rus, megjithëse ka marrë paralajmërim se mund të ketë pasoja për këtë lëvizje.

CBS News tha se kishte folur me një zyrtar amerikan, i cili tha se Pheniani kishte filluar të transferonte artileri në Moskë.

Nuk ishte e qartë nëse mbështetja ishte e kufizuar apo pjesë e një zinxhiri të ri furnizimi afatgjatë nga Pheniani.

Gjithashtu nuk bëhet e ditur nëse koreano-veriorët kanë marrë në këmbim të “kësaj zemërgjerësie”, raporton skynews.

Raporti vjen tre javë pasi Kim Jong-un udhëtoi në Rusi për një takim të rrallë me Vladimir Putinit dhe u zotua të mbështesë “luftën e shenjtë” të presidentit rus kundër Ukrainës.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar zyrtarët e koreanë se do të kenë pasoja nëse bashkëpunojnë me Rusinë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat