Organizatorët e protestave kundër planit të rinovimit gjyqësor të qeverisë izraelite kanë anuluar demonstratën e tyre javore të planifikuar për të shtunën mbrëma, përcjell Bota sot.
“Ne qëndrojmë me banorët e Izraelit dhe japim mbështetje të plotë për [forcat e sigurisë]”, thanë organizatorët e protestës në një deklaratë të cituar nga mediat izraelite.
Ata gjithashtu u bënë thirrje njerëzve që po planifikonin të merrnin pjesë në protestë "të luanin rolin e tyre për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin e banorëve të Izraelit".