Dy të rinj palestinezë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat e forcave izraelite në lindje të kampit Bureij, në Rripin qendror të Gazës, përcjell Bota sot.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se pesë të plagosurit, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, mbërritën në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në qytetin Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës, pas konfrontimeve në brezin kufitar në lindje të Bureij.
Ushtria izraelite lëshoi paralajmërime të njëpasnjëshme në Jerusalemin e pushtuar si dhe në zonat përreth Rripit të Gazës, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme brenda 80 km nga Rripi.