Sulmet militante të Gazës që kanë lënë të paktën 200 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur janë të paprecedentë, tha të shtunën mbrëma kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
“Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv nga Zyra e Shtypit e Qeverisë së Izraelit, e cila u transmetua nga Reuters.
“Izraeli do të arrijë çdo vend ku Hamasi fshihet”, tha Netanyahu, duke iu referuar grupit militant pas sulmeve.
Ai u bëri thirrje banorëve të Gazës, që të largohen menjëherë.
“Unë u them njerëzve të Gazës që të largohen nga ato vende tani”, tha ai.
Ai iu referua gjithashtu ushtarëve dhe civilëve izraelitë të marrë peng nga luftëtarët e Hamasit.
“Unë i them Hamasit, ju jeni përgjegjës për fatin e robërve. Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton ata”, tha kryeministri.