Forca paqeruajtëse e OKB-së është vendosur përgjatë kufirit Liban-Izrael për të "ruajtur stabilitetin dhe për të ndihmuar në shmangien e përshkallëzimit".
Ajo tha se po monitoron nga afër situatën në Izrael dhe ka "rritur" praninë e saj në zonë.
Kjo përfshin operacionet kundër lëshimit të raketave, shtoi ai, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Kanë kaluar muaj që kur raketat u hodhën nga Libani në veri të Izraelit.
Zona kufitare ka qenë relativisht e qetë që nga një luftë njëmujore midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah që përfundoi në gusht 2006.