Përshkallëzimi mund të prishë marrëveshjen e normalizimit izraelito-saudite

Bota

Përshkallëzimi mund të prishë marrëveshjen e normalizimit izraelito-saudite

Nga: M.H. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 00:30
Pamje nga lufta në Izrael

Sulmi i Hamasit dhe përgjigja e Izraelit mund të prishë negociatat trepalëshe midis Izraelit, Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet midis Riadit dhe Tel Avivit, të cilat morën vrull muajt e fundit.

Arabia Saudite ka bërë thirrje për një “ndalim të menjëhershëm të përshkallëzimit të konfliktit midis palestinezëve dhe Izraelit”.

Ajo gjithashtu duket se fajëson Izraelin për përshkallëzimin pa përmendur drejtpërdrejt emrin e vendit. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme saudite tha se kishte lëshuar "paralajmërime të përsëritura për rreziqet e shpërthimit të situatës si rezultat i okupimit të vazhdueshëm dhe privimit të popullit palestinez nga të drejtat e tij legjitime".

Bisedimet e normalizimit rrotullohen rreth njohjes së Izraelit nga Arabia Saudite në këmbim të shitjeve të armëve amerikane, garancive të sigurisë dhe ndihmës në ndërtimin e një programi bërthamor civil, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman tha muajin e kaluar se një marrëveshje po afrohej, por duhej një zgjidhje për çështjen palestineze përpara se ajo të mund të shkonte përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat