Ideja e zhdukjes së shtetit të Izraelit është “e papranueshme”, tha të dielën zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani.
“Nëse disa po mendojnë të zhdukin shtetin e Izraelit, kjo është e papranueshme”, tha Tajani.
“Shpresojmë që Irani të mos kontribuojë drejt një përshkallëzimi negativ”, vazhdoi ai.
"Sigurisht që festimet në parlamentin iranian nuk janë një shenjë e mirë. Ne shpresojmë se mendimi praktik do të mbizotërojë", përfundoi Tajani.