Rusia sulmoi një ndërtesë banimi në Ukrainë
Një sulm me raketa ruse në ndërtesat e banimit vrau të paktën dy persona në Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainas.
Një nga viktimat ishte një djalë 10-vjeçar, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Ai është në mesin e më shumë se 500 fëmijëve që janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022.
Ndërkohë, kompania më e madhe gjermane e mbrojtjes tha se po rrit prodhimin pasi vendet perëndimore vazhdojnë të japin ndihmë për Ukrainën.