Deri sot në mëngjes, luftimet vazhdonin ende në Kibbutz Kfar Azza, një nga komunitetet izraelite përgjatë kufirit me Gazën.
Kjo është arsyeja pse vetëm tani po mbledhin trupat e izraelitëve që u vranë kur Hamasi depërtoi telin kufitar nga Gaza.
Ndërsa iu afruam Kfar Azza-s, ushtarët luftarakë izraelitë ishin ende të vendosur në fushat përreth kibucit, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Shpërthimet e zjarrit nga armët automatike u drejtuan përtej kufirit në Gaza. Ata thanë se po pastronin një ndërtesë pasi vunë re disa lëvizje në katin e dytë.
Ushtarët ishin kryesisht nga njësitë rezervë. Një oficer që tha se ishte baba i gjashtë fëmijëve, pranoi se izraelitët kishte ndarje të thella politike - por këmbënguli se ata ishin të bashkuar tani që ishin nën sulm.