Krahu i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar banorët e qytetit të madh izraelit të Ashkelon që të largohen para orës 17:00, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
“Në përgjigje ndaj krimit të armikut për zhvendosjen e njerëzve tanë dhe detyrimin e tyre për të ikur nga shtëpitë e tyre në disa zona të Rripit të Gazës, ne u japim banorëve të qytetit të pushtuar të Ashkelon një afat kohor për ta lënë atë para orës 17:00 këtë mbrëmje”, tha Al Qassam.
Thuhet një deklaratë e Brigadave në rrjetet sociale.
Ora 17:00 ora izraelite është ora 15:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.