Autoritetet ukrainase thonë se pothuajse një e treta e vendit është minuar që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar, duke lënë gjashtë milionë njerëz në rrezik për t’u vrarë ose plagosur nga minat tokësore.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forcat ruse po intensifikojnë tani përpjekjet e tyre për të minuar zonën Robotyne-Verbove në një përpjekje për të bllokuar trupat ukrainase në vijën e frontit, larg rajonit të Zaporizhzhia, raporton Euronews.
Blogerët ushtarakë rusë pohojnë se trupat ruse po minojnë prapë zonat e pastruara më parë në linjën Robotyne-Verbove, në jug të Orikhiv, duke shpresuar të pengojnë lëvizjen e ngarkesave dhe pajisjeve të rënda ukrainase në zonë.