Vizita e Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metzola në Izrael u shënua nga një ngjarje e papritur, pasi u detyruan të nxitonin në një strehë për shkak të një sulmi me raketa.
Sky News publikoi videon dhe vuri në dukje se në atë moment u dëgjuan sirenat e sulmit ajror.
Gjithashtu kryetarja e Komisionit ka bërë një postim në platformën X për vizitën e saj së bashku me presidenten e Parlamentit Europian.
https://twitter.com/i/status/1712842265981276288
“Ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është përtej fjalëve”, ka shkruar Ursula Von der Leyen.