Rusia i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të votojë draftin e armëpushimit Izrael-Hamas

Bota

Rusia i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të votojë draftin e armëpushimit Izrael-Hamas

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 07:39
Dmitry Polyanskiy

Rusia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë të hënën mbi një projekt-rezolutë për konfliktin Izrael-Hamas.

Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy tha se nuk ishte bërë asnjë ndryshim në tekst që kur iu dha organit 15 anëtarësh të premten dhe se ai pret që votimi të caktohet të hënën pasdite, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Projekt-rezoluta e qarkulluar javën e kaluar bën thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe plotësisht të respektuar, lirimin e sigurt të të gjithë pengjeve dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe evakuimin e sigurt të civilëve në nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat