Operatori kombëtar i rrjetit të Ukrainës thotë se do të marrë një grant prej 65 milionë funtesh nga banka KfW e Gjermanisë.
Granti do t'i lejojë Ukrainës të forcojë mbrojtjen e rrjetit gjatë dimrit dhe të rrisë besueshmërinë e furnizimeve me energji elektrike, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Rusia ka shënjestruar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga fillimi i luftës dhe kjo pritet të vazhdojë për aq kohë sa të zgjasë konflikti.
Ukrenergo tha se do të përdorë fondet për zhvillimin e "mbrojtjes inxhinierike" të objekteve të energjisë dhe modernizimin e rrjeteve "në kufirin me Evropën".
"Financimi ... do të mbështesë aftësinë e Ukrainës për të kaluar me sukses këtë dhe sezonet pasuese të dimrit duke lehtësuar restaurimin e shpejtë dhe krijimin e ndërtimeve mbrojtëse."