Ushtria izraelite njoftoi se 199 persona u rrëmbyen më 7 tetor dhe po mbahen peng nga grupi islamik palestinez Hamas, sipas një raporti të përditësuar.
Numri i mëparshëm i shpallur dje fliste për 155 pengje.
“Ne kemi informuar familjet e 199 pengjeve,” tha Daniel Hagari , një zëdhënës i ushtrisë izraelite, gjatë një konference për shtyp.
Detaje tjera nuk janë dhënë.