Konflikti në Gaza, Borrell: Civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin më të lartë

Bota

Konflikti në Gaza, Borrell: Civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin më të lartë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:52
Josep Borrell

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se lajmet që vijnë nga spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza e shtojnë tmerrin tragjedisë.

Në platformën X ai ka shkruar se civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë.

“Lajmet që vijnë nga spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza e shtojnë tmerrin tragjedisë që po shpaloset para syve tanë prej ditësh. Edhe një herë, civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë.

Përgjegjësia për këtë krim duhet të përcaktohet qartë dhe autorët të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Borrell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat