Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 18 tetor pas goditjes në një spital në qytetin e Gazës, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy.
“Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar një takim urgjent të hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mëngjesin e 18 tetorit lidhur me sulmin në spitalin e Gazës”, shkroi Polyanskiy në Telegram, raporton The Independent.
Autoritetet palestineze kanë fajësuar Izraelin për sulmin, ndërsa Izraeli ka pretenduar se raketa është lëshuar nga një grup xhihadist islamik në Gaza.