LIVE: Ukrainasit ‘godasin’ ushtrinë ruse, zbulohet skenari - ja çfarë po ‘kurdis’ Putini pas shpinës së Perëndimit

Bota

LIVE: Ukrainasit ‘godasin’ ushtrinë ruse, zbulohet skenari - ja çfarë po ‘kurdis’ Putini pas shpinës së Perëndimit

Nga: Bota sot Më: 19 tetor 2023 Në ora: 06:12 Përditësuar në ora: 18:47 më 19.10.2023
Vladimir Putin

Rusia konfirmon marrëveshjen historike me Korenë e Veriut

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, e ka rikonfirmuar partneritetin strategjik të shtetit të tij me Korenë e Veriut, gjatë një vizite të nivelit të lartë në Phenian.

Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur në nivel të ri, pas takimit të zhvilluar në shtator mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe liderit verikorean, Kim Jong un, ka thënë Lavrov, në nisje të takimeve.

Homologu i tij verikorean, Choe Son Hui, ka folur për “vitalitet të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Choe është cituar të ketë thënë se përgjatë vizitës së Lavrovit pritet të implementohen “marrëveshjet historike” të muajit të kaluar.

Ministri rus është takuar edhe me Kimin rreth një orë, mirëpo nuk janë bërë të ditura detajet e bisedës.

Koreja e Veriut është duke u përballur me kritika ndërkombëtare për furnizim të Rusisë me armë, teksa kjo e fundit e lufton Ukrainën.

Lavrov nuk i ka përmendur armët në mënyrë specifike, mirëpo e ka falënderuar Korenë e Veriut për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë.

Lavrov u ka thënë gazetarëve se kjo nënkupton që Koreja e Veriut i njeh territoret e pushtuara ukrainase si pjesë të Rusisë.

Ai u është referuar rajoneve Herson, Zaporizhja, Luhansk dhe Donjeck, të aneksuara pak më shumë se një vit më parë.

Koreja e Jugut, në anën tjetër, ka thënë se është duke i vëzhguar nga afër zhvillimet në Korën e Veriut.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët shqetësohen se Koreja e Veriut, e cila është e sanksionuar ndërkombëtarisht për programin e armëve bërthamore, mund t’i dërgojë armë Rusisë, në këmbim të pranimit të teknologjisë së avancuar ruse.

Rusia, bashkë me Kinën, është e përkushtuar për negociata për sigurinë e Gadishullit Korean, pa parakushte, ka thënë Lavrov.

Ai ka shtuar, po ashtu, se Rusia është shumë e shqetësuar për “infrastrukturën ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut” në rajon.

Lavrov është pritur me lule nga qindra verikoreanë në Phenian.

Ai pritet ta përgatisë edhe një takim për Putinin në kryeqytetin verikorean.

Vladimir Putin merr me vete në Pekin çantën bërthamore, çfarë është dhe si funksionon zinxhiri komandues i Moskës në rast se lideri rus vendos të lëshojë një rakete atomike

Më pak se pesë muaj pas përvjetorit të dytë të luftës në Ukrainë, Rusia dhe Kina kanë riafirmuar lidhjen e tyre të ngushtë. Presidenti Xi Jinping priti "mikun e vjetër" Vladimir Putin në Sallën e Madhe të Popullit, i ftuar nderi për kremtimin e vitit të dhjetë të Iniciativës Brez dhe Rrugë.

Ky ishte takimi i 42-të i dy krerëve të shteteve që kur lideri aktual i Republikës Popullore erdhi në pushtet në mars 2023. "Ne kemi udhëhequr bashkërisht zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe kemi shkëmbyer pikëpamje të thelluara për një sërë çështjesh të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare," tha Xi Jinping.

“Besimi i ndërsjellë vazhdon të thellohet, koordinimi strategjik ka qenë i ngushtë dhe efektiv, vëllimi i tregtisë dypalëshe ka arritur një rekord të ri dhe ne po ecim në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të vendosur bashkërisht prej 200 miliardë dollarësh.”

Presidenti kinez përsëriti gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve të njëanshme. Nga ana e tij, kreu i Moskës përgëzoi udhëheqjen e Xi Jinping. Megjithatë, përveç qokave, disa elementë të tjerë vodhën vëmendjen e mediave botërore.

Partneriteti “me kufij”

Nga bisedimet në dukje idilike midis dy liderëve, megjithatë, nuk u gjet asnjë gjurmë tjetër e atij "bashkëpunimi të pakufishëm" të paralajmëruar nga Xi Jinping më 4 shkurt 2022 me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Njëzet ditë më vonë, Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, duke e vënë presidentin e Republikës Popullore në një pozicion shumë të ndërlikuar.

Lideri i Pekinit, në fakt, nuk donte të hiqte dorë nga marrëdhëniet e tij me Perëndimin.

Vlera e tregtisë me Evropën dhe Amerikën është dhjetë herë më e lartë se ajo e tregtisë me Rusinë, një minierë e vërtetë ari për Dragoin. Kina, megjithatë, është një vend që ka gjithmonë nevojë për furnizime me energji dhe sasi të mëdha ushqimi, të dyja burime që Federata ruse i ka me bollëk.

Për më tepër, nga ky ekuacion balancues nuk mund të përjashtohet fakti që Pekini dëshiron të pozicionohet si lider i një "bote të re” alternative ndaj asaj të dominuar deri më tani nga Pax Americana.

Për të arritur këtë objektiv, Dragoit duhet të krijojë një rrjet të fortë ndërkombëtar, sigurisht me Rusinë të përfshirë.

“Valixhja bërthamore”

Sakaq, nga po ky takim, Putin i dërgoi një mesazh të ri kërcënues Perëndimit duke shfaqur publikisht “çantat” e tij bërthamore. Dy oficerë të marinës, secili me nga një çantë, iu afruan diktatorit teksa ai doli nga Salla e Madhe e Popullit në Pekin. Një prej tyre është e ashtuquajtura “Cheget”, pajisja përmes së cilës Putin mund të urdhërojë një sulm bërthamor.

Me emrin e një mali në Kaukaz, "bagazhi atomik" është gjithmonë në dorën e presidentit të Rusisë, por nuk është shfaqur në publik prej vitesh. “Ka valixhe që nuk mund të mungojnë në asnjë udhëtim të Putinit”, shkruan Ria Novostoi.Tradicionalisht, Cheget mbahet gjithmonë nga një anëtar i rangut të lartë të forcave detare ruse.

Ai është në thelb një sistem i sigurt komunikimi, i cili mund të lidhë presidentin me forcat e tij të larta ushtarake dhe raketore nëpërmjet rrjetit sekret të komandës dhe kontrollit të quajtur Kazbek . Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Forcave të Armatosura Valery Gerasimov kanë gjithashtu një "çantë të ditës së gjykimit".Në vitin 2019, televizioni rus Zvezda tregoi se si dukej realisht Cheget. Mes shumë butonash, dalloheshin dy prej tyre në seksionin "komandë: një të bardhë ku shkruhej "nisje" dhe një të kuq ku shkruhej "anuloj".

Sozia e presidentit

Po ashtu, nisur nga pamjet e fundit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit, teoritë e konspiracionit rreth përdorimit të tij të një sozie u rikthyen. Putin, i cili u mirëprit ngrohtësisht nga presidenti kinez Xi Jinping, shtrëngoi duart me zyrtarët në aeroport, por sjelljet e tij shkaktuan polemika.

Një këshilltar politik, Jason Jay Smart,tha se duke parë lëvizjen e tij dhe duke ditur frikën e Putinit nga COVID, ai mendonte se ishte sozia e presidentit rus. Kremlini i ka mohuar këto akuza duke thënë se nuk ka asnjë provë konkrete për të mbështetur këto pretendime.

SHBA dërgoi luftanijet në Izrael, reagon Putin dhe kërcënon hapur: Raketat tona kanë një rreze veprimi prej 1000 km dhe arrijnë në Mesdheun Lindor

Vladimir Putin ka dënuar edhe një herë mbështetjen e administratës Biden për palën izraelite, duke deklaruar se “të gjitha këto veprime çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, ndërsa ai shkoi edhe më tej duke lëshuar kërcënime.

“Aeroplanët tanë Mig-31  janë të armatosur me sisteme raketore Kinzhal dhe do të fillojnë patrullimin në Detin e Zi. Këto raketa kanë një rreze prej më shumë se 1000 kilometra dhe arrijnë në Mesdheun Lindor”, tha Putin pasi SHBA dërgoi aeroplanmbajtëse të fuqishme në Mesdhe në mbështetje të Izraelit.

“Ky nuk është një kërcënim, por një përpjekje për të mbajtur kontrollin e situatës në Mesdhe”, shtoi presidenti rus.

Vihet re se luftanijet amerikane nuk synojnë të marrin pjesë në betejat në Gaza apo në operacionet e Izraelit.

Pak ditë më parë u bë e ditur se SHBA po dërgon një aeroplanmbajtëse të dytë dhe forcën e saj goditëse në Mesdheun lindor “për të parandaluar veprimet armiqësore kundër Izraelit” dhe “çdo përpjekje për të përhapur luftën pas sulmit nga Hamasi”.

USS Eisenhower dhe anijet e tij shoqëruese do t’i bashkohen aeroplanmbajtëses së parë të dislokuar në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor, duke demonstruar “angazhimin e hekurt” të Uashingtonit “për sigurinë e Izraelit” dhe “vendosmërinë e tij për të penguar çdo shtet që kërkon të përshkallëzojë këtë luftë”, tha zoti Austin në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij në Pentagon.

Forcat Ajrore Qendrore të SHBA njoftuan të shtunën vendosjen e avionëve luftarakë F-15E dhe avionëve luftarakë A-10 në rajonin e Lindjes së Mesme.

Lëvizja e avionëve luftarakë nga skuadra e 494-të e ekspeditës luftarake dhe skuadra e 354-të e gjuajtësve ekspeditë, përkatësisht, “forcon qëndrimin e SHBA-së dhe rrit operacionet ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore. Ai nuk specifikoi numrin e avionëve luftarakë të përfshirë.

Kuleba tregon “skenarin më optimist” se kur mund të arrijnë aeroplanët e parë F-16 në Ukrainë

Sipas skenarit më optimist, partnerët ndërkombëtarë mund të furnizojnë Ukrainën me grupin e parë të aeroplanëve luftarakë F-16 që në gjysmën e parë të vitit 2024.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, transmeton Ukrinform.

“Sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve ndërsa Ukraina po përgatit infrastrukturën përkatëse për këtë qëllim, aeroplanët do të mbërrijnë në Ukrainë. Kjo do të thotë, pengesat e vetme për shfaqjen e F-16 në qiellin e Ukrainës janë trajnimi i pilotëve dhe përgatitja e infrastrukturës. Skenari optimist besoj se është gjysma e parë e vitit të ardhshëm”, citohet të ketë thënë ministri.

Kuleba shpjegoi se partnerët kishin miratuar tashmë të gjitha vendimet themelore, dhe gjithashtu vuri në dukje turneun që presidenti Volodymyr Zelensky bëri në Holandë dhe Danimarkë, ku dëgjoi betimet për dërgimin e këtyre aeroplanëve luftarakë në Ukrainë.

Sipas ministrit të Jashtëm, vendimi i fundit pozitiv nga ana e “koalicionit ndërkombëtar të aviacionit” ka ardhur nga Belgjika.

Sipas Ukrinform, ish-ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov parashikoi gjithashtu se Ukraina mund të fillojë të përdorë aeroplanët F-16 në pranverën e vitit 2024. 

Ukrainasit pretendojnë se kanë goditur kampin ushtarak në tokën ruse, thonë se atje ishin 3 mijë ushtarë

Shërbimi sekret i Ukrainës (SBU) ka njoftuar se kanë sulmuar me dronë kampin ushtarak rus në afërsi të bazës ajrore Khalino në rajonin e Kurskut.

Ata theksuan se inteligjenca qëndron prapa shpërthimeve që dëgjohen në kampin ushtarak rus në fshatin Postojal.

Sipas ukrainasve, afro 3 mijë ushtarë rusë dhe rreth 80 pajisje për njësi të shumta ishin në lokacionin e lartpërmendur.

Numri i saktë i humbjeve ruse akoma nuk është konfirmuar, por burime të Ukrainska Pravda pretendon se dëmi ishte i madh dhe janë regjistruar të paktën 18 sulme me fluturake pa pilot në këtë kamp.

“Tërë natën rusët e fshatrave përreth kanë diskutuar në rrjetet sociale për shpërthimet. Edhe pse është e çuditshme sesi ata arritën t’i dëgjojnë e autoritetet ruse thanë se mbrojtja kundërajrore i ka ‘rrëzuar të gjithë dronët dhe se gjithçka ka kaluar pa humbje’”, shtuan nga SBU-ja. 

Scholz: Putin një cinik! Do paqe në Gaza ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kritikuar Putinin se po tregohet cinik me komentet e tij në lidhje me luftën në Izrael dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm. Ndërkohë që vetë ai ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës.

“Më duhet ta them se jam i shokuar kur dëgjoj se presidenti rus ka deklaruar dhe paralajmëruar se kjo luftë duhet të marrë fund pasi ka civilë të vrarë kudo.  E vërteta është se nuk është e  mundur të jesh më cinik se kaq,” tha ai.

Olaf Scholz rrëfeu përballë deputetëve në Parlamentin gjerman edhe përjetimet emocionale të asaj çfarë  kishte parë në Izrael teksa u takur me familjarë që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur si pasojë e sulmeve nga grupi militant palestinez.

Kancelari Gjerman Olaf Scholz paralajmeroi Iranin dhe grupin Hezbollah te Libanit që të mos bëjnë gabim dhe të vendosin që t’i bashkohen luftës së Hamasit kundër Izraelit.

ISW: Burimet ruse të shqetësuara për aktivitetin e vazhdueshëm ukrainas në Kherson Oblast

Nga: A.Sh

Burimet ruse shprehën "shqetësim të theksuar" për aktivitetin e vazhdueshëm ukrainas në bregun lindor të rajonit Kherson dhe i inkuadruan këto aktivitete si pjesë e një operacioni potencial më të madh ukrainas, tha Instituti për Studimin e Luftës në përditësimin e tyre të fundit më 18 tetor.

Ekspertët vërejnë, megjithatë, se shumica e pretendimeve ruse për zhvillimet në bregun lindor janë kryesisht të një burimi të vetëm për një bloger të shquar ushtarak rus, i cili kohët e fundit e ka fokusuar shumë raportimin e tij në këtë pjesë të frontit.

Burimet ruse i karakterizuan sulmet e raportuara si një përpjekje ukrainase për të zgjeruar një "kokë urë" në bregun lindor dhe fazat fillestare të një operacioni më të madh sulmues përtej lumit Dnipro.

Diktatori rus Vladimir Putin e përshkroi në mënyrë të ngjashme aktivitetin ukrainas në Kherson Oblast si "kundërofensiva e radhës" dhe vazhdoi linjën e tij tipike retorike duke i përshkruar të gjitha operacionet sulmuese ukrainase si një dështim, sipas ISW.

Analisti pranon se është e vështirë të vlerësohet shtrirja dhe perspektivat e aktivitetit ukrainas në bregun lindor në Kherson Oblast. "Megjithatë, vlen të përmendet se burime të shquara dhe përgjithësisht të besueshme ruse po diskutojnë aktivitetet ukrainase në bregun lindor si të ndodhura në një shkallë më të madhe se bastisjet taktike të dokumentuara më parë nga forcat ukrainase."

Forcat ukrainase sulmojnë Krimenë e pushtuar me raketa, pretendon Rusia

Nga: A.Sh

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dy raketa S-200 që fluturonin mbi Krimenë e pushtuar më 18 tetor, pretendoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Më herët gjatë ditës, gazeta Krym.Realii raportoi shpërthime në Sevastopol, të ndjekura nga një alarm për sulm ajror.

"Guvernatori" i Sevastopolit i instaluar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, më vonë raportoi se marina ruse po luftonte kundër një sulmi ajror pranë Sukharna Balka. Razvozhayev konfirmoi gjithashtu se një shpërthim ndodhi në zonën Sakharnaya Golovka të Sevastopolit.

Sipas Krym.Realii, në Sakharnaya Golovka ka depo të shumta që ruajnë raketa ruse dhe armë të tjera.

Që nga vera e vitit 2023, ka pasur sulme gjithnjë e më të dëmshme ndaj objektivave ushtarake ruse në të gjithë Krimenë e pushtuar.

Ushtria ukrainase tha se ishte përgjegjëse për një sulm raketor në gadishull më 7 tetor që goditi një objektiv ushtarak dhe rezultoi në viktima midis forcave ruse.

Kievi nuk ka komentuar mbi raportet e grevës së 18 tetorit.

Tetë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Sulmet ruse gjatë natës dhe të mërkurën vranë të paktën tetë civilë në Ukrainë, ndërsa zyrtarë të lartë ushtarakë ukrainas thanë se trupat e tyre kishin bërë njëfarë përparimi në kundërofensivën në pjesën jugore të vendit.

Gjatë fjalimit të përnatshëm, Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se ishin vrarë pesë civilë nga një sulm me raketa mbi një ndërtesë banimi në qytetin juglindor Zaporizhzhia. Tre persona të tjerë u vranë në sulme të tjera.

Pallati në Zaporizhzhia pësoi dëmtime serioze ndërmjet katit të tretë dhe të pestë, tha presidenti ukrainas. Një foto e postuar nga zoti Zelenskiy në rrjetin Telegram tregonte ndërtesën me një vrimë të hapur në mes, hyrjen e saj të shkatërruar dhe dritaret e thyera.

Në Obukhivka, pranë qytetit Dnipro, banorët thanë se një shpërthim i fortë theu xhamat e dritareve dhe rrëzoi njerëzit përdhe. Zyrtarët thanë se rreth 20 shtëpi u dëmtuan.

“Një grua e gjakosur doli nga njëra prej shtëpive, duke bërtitur dhe duke qarë. Mendoj se vajza e saj vdiq”, tha për televizionin Reuters Victori, një punëtor ndërtimi. “U futëm në shtëpi dhe pamë një vajzë të vdekur”.

Gjenerali Oleksandr Tarnavskyi, përgjegjës për operacionet e Ukrainës në jug, tha se forcat ukrainase po vazhdonin përparimet e planifikuara drejt Detit Azov.

Trupat nga Tavria, “po vazhdojnë ofensivën e tyre. Ata kanë pasur sukses të pjesshëm në jug në Robotyne”, shkroi zoti Tarnavskyi në rrjetin Telegram. Trupat ukrainase po përpiqen gjithashtu të rimarrin territore në rajonet lindore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dha pak detaje për operacionet e trupave të saj, por tha se një depo e pajisjeve të aviacionit ukrainas ishte shkatërruar në rajonin qendror Dnipropetrovsk./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat