Hamasi ka liruar shtetaset amerikane, Judith Tai Raanan dhe vajzën e saj 17-vjeçare Natali Raanan.
Ato u rrëmbyen gjatë sulmit fillestar kundër Izraelit gati dy javë më parë, sipas Zyrës së Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Nënë e bijë u dorëzuan në kufi përpara se të shkonin në një bazë ushtarake izraelite për t’u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.
Ato janë aktualisht nën kujdesin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.