Forcat ruse rrëzuan tre raketa që synonin gadishullin e Krimesë të dielën, tha një zyrtar rus.

Bota

Forcat ruse rrëzuan tre raketa që synonin gadishullin e Krimesë të dielën, tha një zyrtar rus.

Nga: M.H. Më: 23 tetor 2023 Në ora: 06:40
Ukrainë

Gadishulli, të cilin Moska e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është vendimtar për ofensivën ushtarake të Rusisë, si për furnizimin e trupave në Ukrainën jugore, ashtu edhe për kryerjen e sulmeve me raketa nga deti, raporton AFP.

Ai është një objektiv i rregullt për Kievin dhe sulmet ndaj instalimeve ushtarake atje janë intensifikuar ndërsa Ukraina zotohet të rimarrë gadishullin, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

“Tre raketa armike që shkonin drejt Krimesë u rrëzuan” në rajonin Kherson, tha në Telegram zyrtari i instaluar nga Moska në zonë, Vladimir Saldo.

Ukraina nisi një sulm të paprecedentë me raketa në selinë detare në gadishull muajin e kaluar.

Moska tha se një ushtarak rus ishte zhdukur pas sulmit, i cili dëmtoi rëndë ndërtesën, ndërsa Kievi pretendoi se sulmi vrau më shumë se 30 oficerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat