Presidenti rus, Vladimir Putin, takoi liderët e të dy vendeve gjatë një udhëtimi në Kinë javën e kaluar dhe Miller ishte ndër shefat e biznesit që e shoqëruan atë në udhëtim.
Gazprom po kërkon të kompensojë humbjen e shumicës së tregjeve të saj në Evropë që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, kryesisht për shkak të shpërthimeve që dëmtuan rëndë tubacionet e saj Nord Stream nën Detin Baltik vitin e kaluar. Hetimet ende nuk kanë përcaktuar se kush ishte përgjegjës.
Hungaria është i vetmi anëtar i BE-së, lideri i së cilës, kryeministri Viktor Orbán, ka mbajtur lidhje miqësore me Putinin që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.
Ajo është gjithashtu anëtare e NATO-s, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.
Hungaria shihet si kundërshtari kryesor i mundshëm i një vendimi që pritet në dhjetor nëse do të hapen bisedimet e pranimit në BE me Ukrainën, gjë që do të kërkonte mbështetjen unanime të 27 anëtarëve të bllokut.