Borell: Moska po përfiton nga kriza në Lindjen e Mesme

Bota

Borell: Moska po përfiton nga kriza në Lindjen e Mesme

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:47
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borell ka deklaruar se luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme ndonëse janë të ndryshme, të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën.

“Lufta në Ukrainë dhe lufta Izrael-Hamas kanë shkaqe të ndryshme, por të dyja po shkaktojnë valë tronditëse në mbarë botën. Rusia është e sigurt se po përfiton nga kjo situatë dhe po e përdron krizën në Lindjen e Mesme në avantazhin e saj”, ka thënë ndër të tjera Borell.

Gjithashtu ai thekson se BE është e shqetësuar për jetën e çdo civili.

“Ne duhet t’i japim mbështetje të fortë Izraelit, sepse përjetuan sulmin më të madh kundër popullatës hebre. Por ne gjithashtu duhet të marrim parasysh se në mesin e popullatës palestineze po vdesin njerëz të pafajshëm”, ka thënë ndër të tjera Borell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat