Emmanuel Macron ka zbarkuar në Tel Aviv. Presidenti francez është lideri më i fundit botëror që viziton vendin për të treguar solidaritet me izraelitët.
Ai pritet të ulet për bisedime me Benjamin Netanyahun dhe do të takohet gjithashtu me shtetas izraelito-francezë që kanë humbur familjarë të tyre.
Macron pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidentin izraelit Issac Herzog dhe liderin e opozitës Yair Lapid.
Kjo vizitë e tij vjen pak pas udhëtimit të kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 Tetor.