1500 ukrainas fshihen nëpër bodrume ndërsa Rusia bombardon Avdiivkan

Bota

1500 ukrainas fshihen nëpër bodrume ndërsa Rusia bombardon Avdiivkan

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:16
Ukrainë

Mes shtëpive të shkatërruara dhe rrugëve të shndërruara në rrënoja të Avdiivka, policia ukrainase po përpiqet të bindë një mijë e 500 banorët e saj që të largohen ndërsa vullnetarët rrezikojnë jetën e tyre për të shpërndarë ushqim dhe ujë për ata që janë të vendosur të qëndrojnë.

Qyteti i Ukrainës lindore ishte shtëpia e 30 mijë njerëzve përpara fillimit të luftës.

Tani është bërë një objektiv strategjik në hartat ushtarake ruse. Valë pas vale të këmbësorisë ruse janë përpjekur, dhe thuhet se kanë vdekur, në tentim që të ngjiten në grumbullin gjigant të skorjeve të Avdiivkës.

Rreziku për civilët që ende fshihen në bodrumet e qytetit vjen nga predhat, raporton “Euronews”.

Avdiivka ka qenë një simbol i rezistencës ukrainase që nga viti 2014, pasi ra për një kohë të shkurtër në duart e separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Ndodhet vetëm 15 kilometra nga qyteti Donetsk i mbajtur nga Moska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat