Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, tha se qeveria e tij në teori mbështet pauzat humanitare në luftimet në mes Izraelit dhe Hamasit.
“Ka shumë biseda që po zhvillohen tani për nevojën për pauza humanitare dhe mendoj se kjo është diçka që Kanadaja e mbështet”, deklaroi ai.
Tutje, kreu i qeverisë kanadeze shtoi se prioriteti i shtetit të tij ishte mbrojtja e civilëve të pafajshëm dhe lirimi i pengjeve, raporton Al Jazeera.