Guterres: Jam i tronditur nga keqinterpretimi i fjalëve të mia

Bota

Guterres: Jam i tronditur nga keqinterpretimi i fjalëve të mia

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 16:26
Shefi i OKB-së, Antonio Guterres

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është i tronditur nga keqinterpretimi i fjalëve të tij.

Ai, në në konferencë për media, sot ka theksuar se një deklaratë e tij dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është keqinterpretuar, ku tha se është e rëndësishme të pranohet se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën “në një vakum”.

Guterres tha se kjo deklaratë e tij që ishte dhënë nga media ndërkombëtare është e “rreme”.

Ai tha se i dënon pa mëdyshje “aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael”.

“Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve – ose lëshimin e raketave kundër objektivave civile,” përfundon më pas Guterres citimin e tij të djeshëm.

“Në të vërtetë, fola për ankesat e popullit palestinez.

“Duke bërë këtë, unë e deklarova qartë dhe citoj: “Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit”, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat