​Netanyahu: Ne hymë në Gaza për të shkatërruar Hamasin

Bota

​Netanyahu: Ne hymë në Gaza për të shkatërruar Hamasin

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:48
Benyamin Netanyahu

Ne hymë në Gaza të zhytur në mendime të shqetësuar për fatin e ushtarëve tanë.

Këtë e tha kryeministri Benyamin Netanyahu në fjalimin e tij drejtuar sot kombit izraelit.

"Ne kemi hyrë në vendqëndrimin e ligësisë. Qëllimi ynë është të shkatërrojmë Hamasin dhe të rikthejmë pengjet e Hamasit. Është momenti i së vërtetës: fito ose pusho së ekzistuari. Lufta brenda Gazës do të jetë e vështirë dhe e gjatë, do të jetë lufta jonë e dytë e pavarësisë. Ne duam t'u kthejmë vrasësve atë që kanë bërë", ka thënë ai.

Sipas tij, nëse Izraeli nuk e fiton luftën, atëherë e keqja do të përhapet.

“Kjo është arsyeja pse do të jetë fitorja e së mirës mbi të keqen”, nënvizoi më pas ai, duke falënderuar ndër të tjera liderët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë që udhëtuan në Tel Aviv për të mbështetur Izraelin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat