Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Princi Khalid bin Salman, pritet të vizitojë kryeqytetin amerikan të hënën për takime me zyrtarë të lartë, përcjell Bota sot.
Tre burime me njohuri për udhëtimin i thanë agjencisë amerikane të lajmeve Axois, se ai ishte planifikuar për një kohë të gjatë.
Ministri i Mbrojtjes pritet të takohet me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe disa senatorë.
Ajo vjen pasi Izraeli të shtunën nisi fazën e dytë të luftës në Gaza, ndërsa forcat e tij ushtronin presion mbi operacionet tokësore kundër militantëve të Hamasit, duke u zotuar të "shkatërrojnë armikun mbi tokë dhe nën tokë".
Presidenti Joe Biden dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman diskutuan për zgjerimin e konfliktit dhe mënyrat se si mund të parandalohet ai gjatë një telefonate të martën.
Arabia Saudite ka qenë ndër vendet arabe që kanë dënuar shënjestrimin e civilëve dhe "shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar" në Gaza, e cila ka qenë nën bombardimet e rënda izraelite.