Ushtria ukrainase ka konfirmuar se ushtarët nga Brigada e saj 128 Sulmuese Malore u vranë në një sulm me raketa ruse gjatë asaj që media e përshkroi si një ceremoni dhënie medaljeje.
Një ushtar ukrainas tha në mediat sociale se 22 persona u vranë dhe kritikoi komandantët për organizimin e ngjarjes në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Mediat lokale raportuan 20 vdekje – shifra që nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Detaje tjera priten të japen.