“Serbia dhe Kina janë miq të hekurt”, Bërnabiq e takon Xi Jinpingun

Bota

“Serbia dhe Kina janë miq të hekurt”, Bërnabiq e takon Xi Jinpingun

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:35
Bërnabiq e takon Xi Jinpingun

Serbia po sheh gjithnjë e më shumë nga Kina, për të “salduar miqësinë e hekurt”. Kryeministrja Ana Bërnabiq, që gjendet në Pekin, u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, me të cilin diskutoi kryesisht për marrëdhëniet ekonomike, por edhe për gjeopolitikë.

“Biseda me Xi Jinping shkoi mirë. Presidenti i Kinës tregoi se ai do të vijë në Serbi vitin e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për qytetarët tanë. Bashkë konfirmuam se Kina nuk do ta ndryshojë kurrë qëndrimin e saj për Kosovën dhe se Serbia do ta respektojë gjithmonë politikën e një Kine të vetme”, u shpreh kryeministrja serbe.

Nga ana tjetër, Presidenca e Kinës njoftoi se Xi Jinping vuri në dukje “miqësinë e pastër dhe të hekurt” mes të dyja vendeve dhe nevojë për forcimin e bashkëpunimit.

“Kina mbështet Serbinë në ndjekjen e një rruge të pavarur zhvillimi dhe është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin shumëpalësh me Serbinë për të mbrojtur bashkërisht ligjin dhe drejtësinë ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat