Vladimir Putin gjithnjë e më tepër po bëhet person i padëshiruar në mesin e rusëve.
Në fakt, një pacient i ri me emrin Vadim u fsheh nën një batanije kur në dhomën ku ishte i shtrirë hyri presidenti i Rusisë.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, fëmija shihet duke refuzuar kategorikisht të fliste me liderin rus.
Nëna e tij e kërcënoi “opozitarin e ri” se do ta privonte nga dhënia e telefonit për dy ditë.
“A po jep nëna telefonin? Çfarë video-loje luan në telefon”, dëgjohet duke e pyetur Putini dhe pas kërcënimeve të nënës, Vadim u përgjigj “Minecraft”.
Ndryshe, Putin rrallëherë shihet në daljet publike që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.