​Netanyahu thotë se ushtria izraelite do ta kontrollojë Gazën pas luftës

Bota

​Netanyahu thotë se ushtria izraelite do ta kontrollojë Gazën pas luftës

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 20:41
Benjamin Netanyahu

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të premten se Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë së Rripit të Gazës pas përfundimit të konfliktit aktual me Hamasin.

Zyra e tij në një deklaratë tha se ai u takua me drejtuesit e këshillit lokal të komuniteteve fqinje të Gazës në Tel Aviv dhe u tha atyre se “pas eliminimit të Hamasit, do të ketë kontroll të plotë sigurie izraelite mbi Rripin e Gazës, duke përfshirë çarmatimin e plotë, për të siguruar që nuk ka kërcënim nga Rripi për qytetarët e Izraelit.”

"Ka një vendosmëri të madhe këtu nga ana juaj dhe nga ana e qeverisë për t'u kthyer në mënyrën si ishin gjërat para luftës," tha Netanyahu, duke shtuar: "Para së gjithash, rivendosja e sigurisë - duke u siguruar që Hamasi të mos ekzistojë dhe që Hamasi të mos kthehet.”

Izraeli ka njoftuar vazhdimisht se qëllimi i luftës, që filloi muajin e kaluar pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez, është t'i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza, të eliminojë aftësitë e tij ushtarake dhe të kthejë pengjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat